Për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941 dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”
Ligji nr. 10256, datë 25 mars 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10256
- Data e miratimit
- 25 mars 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 21 prill 2010
- Hyn në fuqi
- 6 maj 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2010-04-21
LIGJ
Nr.10 256, datë 25.3.2010
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET KËSHILLIT
TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS
SË GREQISË PËR KËRKIMIN, ZHVARRIMIN, IDENTIFIKIMIN DHE VARRIMIN E
USHTARAKËVE GREKË, TË RËNË NË SHQIPËRI GJATË LUFTËS GREKO-ITALIANE
TË VITEVE 1940-1941 DHE PËR NDËRTIMIN E VENDPREHJES PËR TA BRENDA
TERRITORIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 e 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Greqisë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe
varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko -italiane të viteve 1940 -1941 dhe
për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6500, datë 12.4.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
MARRËVESHJE
MBI BASHKËPUNIMIN NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË
SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS GREKE MBI KËRKIMIN, ZHVARRIMIN,
IDENTIFIKIMIN DHE VARRIMIN E USHTARAKËVE GREKË TË RËNË NË LUFTË NË
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.