Ligj

Për disa shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 10261, datë 1 prill 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10261
Data e miratimit
1 prill 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 45, 21 prill 2010
Hyn në fuqi
6 maj 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2010-04-21

LIGJ

Nr.10 261, datë 1.4.2010

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008 “PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 16 “Struktura e administratës tatimore qendrore”, në pikën 3, pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë” me këtë përmbajtje:

“ë) Avokati i Tatimpaguesve.”.

Neni 2

Pas nenit 38 shtohet neni 38/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 38/1

Këshilli Tatimor si organ këshillimor

1. Pranë Ministrit të Financave krijohet Këshilli Tatimor, si organ këshillimor.

2. Këshilli Tatimor është forum teknik këshillimi dhe bashkëpunimi për dhe ndërmjet Ministrisë së Financave, Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe tatimpaguesve.

3. Këshilli Tatimor ka për qëllim diskutimin e problematikave dhe propozimin e masave, që do të bënin të mundur zbatimin e legjislacionit tatimor me një kosto më të ulët administrative për administratën tatimore dhe me një kosto më të ulët financiare për tatimpaguesit.

4. Këshilli Tatimor ka këto funksione:

a) shqyrtimin e procedurave të deklarimit e të pagimit të tatimeve, me synim përmirësimin dhe lehtësimin e tyre;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.