Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare “Për heqjen e anijeve të mbytura”
Ligji nr. 10260, datë 1 prill 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10260
- Data e miratimit
- 1 prill 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 45, 21 prill 2010
- Hyn në fuqi
- 6 maj 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 45, datë 2010-04-21
LIGJ
Nr.10 260, datë 1.4.2010
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE
“PËR HEQJEN E ANIJEVE TË MBYTURA”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në konventën ndërkombëtare “Për heqjen e anijeve të
mbytura”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6504, datë 12.4.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
KONVENTA NDËRKOMBËTARE
MBI HEQJEN E ANIJEVE TË MBYTURA
(Nairobi, 18 maj 2007)
HYRJE
Shtetet palë në këtë Konventë,
të ndërgjegjshme për faktin që anijet e mbytura, nëse nuk hiqen, mund të paraqesin një rrezik
për lundrimin ose për mjedisin detar,
të bindura për nevojën e miratimit të rregullave dhe procedurave të njëjtësuara ndërkombëtare
për të siguruar heqjen e menjëhershme dhe efikase të anijeve të mbytura dhe pagimin e
dëmshpërblimeve për kostot që kjo përfshin,
duke vërejtur se shumë anije të mbytura mund të gjenden në territorin e shteteve, duke
përfshirë këtu edhe detin territorial,
duke njohur përfitimet që vijnë nga uniformiteti në regjimet juridike që rregullojnë
përgjegjësinë dhe detyrimet për heqjen e anijeve të mbytura të rrezikshme,
duke pasur në mendje rëndësinë e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të Drejtën e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.