Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr.7926, datë 20.4.1995 “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në shoqëri tregtare”, të ndryshuar
Ligji nr. 10264, datë 8 prill 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10264
- Data e miratimit
- 8 prill 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 51, 3 maj 2010
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2010-05-03
LIGJ
Nr. 10 264, datë 8.4.2010
PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR. 7926, DATË 20.4.1995 “PËR
TRANSFORMIMIN E NDËRMARRJEVE SHTETËRORE NË SHOQËRI TREGTARE”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 7926, datë 20.4.1995 “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në
shoqëri tregtare”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 8, paragrafi i katërt ndryshohet si më poshtë:
“Anëtarët e këshillave mbikëqyrëse të shoqërive aksionare shtetërore i propozohen
Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës si më poshtë:
a) 1/3 e anëtarëve propozohet nga Ministri i Financave;
b) 1/3 e anëtarëve caktohet nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës;
c) 1/3 e numrit të anëtarëve propozohet nga ministria e linjës administrative apo nga
organi i qeverisjes vendore, që përfaqëson shtetin për shoqërinë shtetërore përkatëse.
Mënyra e propozimit dhe e emërimit të anëtarëve të këshillave mbikëqyrëse të shoqërive
aksionare të ujësjellës-kanalizimeve bëhet në përputhje me statutin e tyre.”.
Neni 2
Ngarkohen titullarët e ministrive që preken nga ky ligj që, brenda 2 muajve nga hyrja në
fuqi e tij, të bëjnë ndryshimet në këshillat mbikëqyrës të shoqërive aksionare shtetërore.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.