Për përdorimin dhe shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara
Ligji nr. 10263, datë 8 prill 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10263
- Data e miratimit
- 8 prill 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 51, 3 maj 2010
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2010-05-03
LIGJ
Nr.10 263, datë 8.4.2010
PËR PËRDORIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E TOKAVE BUJQËSORE TË
PAKULTIVUARA
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë rregullat dhe procedurat për përdorimin dhe
shfrytëzimin e tokave bujqësore të pakultivuara, për të garantuar funksionin ekonomik të pronës,
pa cenuar të drejtën e pronësisë, të përf tuar sipas ligjit, në kuadrin e zhvillimit të qëndrueshëm
bujqësor dhe rural.
Neni 2
Objekti
Objekt i këtij ligji janë:
a) tokat bujqësore, në pronësi private, të zërit kadastral “arë”, që figurojnë si të tilla në
regjistrat kadastralë shtetërorë, në sek sionin e administrimit dhe mbrojtjes së tokës (më poshtë
SAMT) në qark;
b) tokat bujqësore, në pronësi private, të zërit kadastral “vreshta”, “pemëtore” dhe
“ullishte”, që figurojnë si të tilla në regjistrat kadastralë shtetërorë, në SAMT, në qark, por që,
nga verifikimet e kryera, sipas dispozitave vijuese të këtij ligji, nuk rezultojnë të kenë bimë
hardhie, drurë frutorë dhe ullinj;
c) tokat në përdorim, sipas përcaktimit të nenit 15 të ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991
“Për tokën”, të ndryshuar.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.