Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8897, datë 16.5.2002 “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”
Ligji nr. 10266, datë 15 prill 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10266
- Data e miratimit
- 15 prill 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 51, 3 maj 2010
- Hyn në fuqi
- 18 maj 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 51, datë 2010-05-03
1851
LIGJ
Nr.10 266, datë 15.4.2010
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8897, DATË 16.5.2002 “PËR
MBROJTJEN E AJRIT NGA NDOTJA”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8897, datë 16.5.2002 “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”, bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
Neni 1
Neni 1 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të garantojë të drejtën e çdo individi për të jetu ar në një mjedis me ajër të
pastër, të mbrojë shëndetin e njeriut, faunën, florën dhe vlerat natyrore e kulturore të mjedisit shqiptar
nga ndotja e ajrit nëpërmjet:
a) parashikimit të masave për cilësinë e ajrit të mjedisit, me qëllim shmangien, parandalimin
ose uljen e pasojave të dëmshme mbi shëndetin dhe mjedisin në tërësi;
b) vlerësimit të cilësisë së ajrit të mjedisit në bazë të metodave e të kritereve që përdoren në
komunitetin europian;
c) marrjes së informacionit të përshtatshëm për cilësinë e ajrit të mjedisit dhe për të siguruar
disponueshmërinë e këtij informacioni për publikun, midis të tjerave, edhe me anë të pragjeve
sinjalizuese;
ç) ruajtjes së cilësisë së ajrit të mjedisit, kur ajo është e mirë, dhe përmirësimit të tij në raste të
tjera.”.
Neni 2
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 2
Përkufizime
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.