Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 78/2020, "Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës"

Ligji nr. 90/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
90/2024
Data e miratimit
26 korrik 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 143, 9 gusht 2024
Hyn në fuqi
24 gusht 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2024-08-09

LIGJ

Nr. 90/2024

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 78/2020,

“PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT TË PROVËS”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,

VENDOSI:

Në ligjin nr. 78/2020, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës”, bëhen këto shtesa

dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 6 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 5 ndryshohet si më poshtë:

“5. Marrëdhëniet e punës së nëpunësve të Shërbimit të Provës dhe punonjësve administrativë në

Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës dhe të degëve territoriale rregullohen sipas Kodit të

Punës së Republikës së Shqipërisë.”.

2. Pika 6 shfuqizohet.

3. Pas pikës 7 shtohet pika 8 me këtë përmbajtje:

“8. Niveli i pagave të nëpunësve të Shërbimit të Provës në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të

Provës dhe të degëve territoriale përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me ligjin

nr. 35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të

punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”.

Neni 2

Në nenin 11 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Pika 2 shfuqizohet.

2. Në pikën 2 togfjalëshi “të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për nëpunësin civil” zëvendësohet

me togfjalëshin “të përcaktuara në rregulloren e brendshme”.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.