Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, "Për akcizat në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar
Ligji nr. 76/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 76/2024
- Data e miratimit
- 26 korrik 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 139, 7 gusht 2024
- Hyn në fuqi
- 22 gusht 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 139, datë 2024-08-07
LIGJ
Nr. 76/2024
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 61/2012, “PËR AKCIZAT
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime
dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 40, pika 1 ndryshohet si më poshtë:
“1. Pulla fiskale është dokument me vlerë dhe është monopol shtetëror. Këshilli i Ministrave me
vendim përcakton elementet e sigurisë së pullave fiskale, si dhe personin e autorizuar juridik publik për
prodhimin, shpërndarjen, si dhe ngritjen e sistemit për gjurmimin dhe kontrollin e tyre”.
Neni 2
Në nenin 41, pika 8, shkronja “d”, hiqen fjalët “me koncesionarin”.
Neni 3
Në nenin 42 bëhen këto ndryshime:
1. Pikat 1 dhe 2 ndryshohen si më poshtë:
“1. Çmimi për çdo pullë fiskale të prodhuar dhe të shpërndarë nga personi i autorizuar juridik publik
përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
2. Të gjithë prodhuesit dhe importuesit, të cilëve sipas ligjit u kërkohet të aplikojnë pullën fiskale, i
paguajnë personit të autorizuar juridik publik çmimin e pullave të përcaktuar sipas pikës 1 të këtij neni.”.
2. Në pikën 3 fjala “koncesionarin” zëvendësohet me fjalët “personin e autorizuar juridik publik për
prodhimin dhe shpërndarjen e pullave fiskale”.
Neni 4
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.