Ligj

Për disa ndryshime në ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995, "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar

Ligji nr. 91/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
91/2024
Data e miratimit
26 korrik 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 143, 9 gusht 2024
Hyn në fuqi
24 gusht 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2024-08-09

LIGJ

Nr. 91/2024

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7961, DATË 12.7.1995,

“KODI I PUNËS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pikat 1 dhe 2, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

deputetëve,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen

ndryshimet si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 92, pika 2, togfjalëshi “4 javë kalendarike” zëvendësohet me togfjalëshin “22 ditë pune”.

Neni 2

Në nenin 93, pika 3, togfjalëshi “por asnjëherë nuk duhet të jenë më pak se një javë kalendarike pa

ndërprerje” hiqet.

Neni 3

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 26.7.2024.

Shpallur me dekretin nr. 305, datë 7.8.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.