Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Marrëveshjen për mbrojtjen e ndërsjellë të teknologjive sekrete në fushën e mbrojtjes dhe për të cilat është bërë aplikimi i patentës”

Ligji nr. 10284, datë 3 qershor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10284
Data e miratimit
3 qershor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 79, 2 korrik 2010
Hyn në fuqi
17 korrik 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2010-07-02

LIGJ

Nr.10 284, datë 3.6.2010

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN PËR MBROJTJEN E NDËRSJELLË TË TEKNOLOGJIVE SEKRETE NË FUSHËN E MBROJTJES DHE PËR TË CILAT ËSHTË BËRË APLIKIMI I PATENTËS”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Marrëveshjen për mbrojtjen e ndërsjellë të teknologjive sekrete në fushën e mbrojtjes dhe për të cilat është bërë aplikimi i patentës”, bërë në Paris më 21 shtator 1960.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6601, datë 17.6.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

MARRËVESHJE

PËR RUAJTJEN E NDËRSJELLË TË SEKRETIT TË SHPIKJEVE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E PËR TË CILAT JANË BËRË APLIKIME PËR PATENTA

Qeveritë e Belgjikës, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Republikës Federale Gjermane, Greqisë, Italisë, Luksemburgut, Holandës, Norvegjisë, Portugalisë, Turqisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,

palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut të nënshkruar në Uashington, më 4 prill 1949;

me dëshirën për të nxitur bashkëpunimin ekonomik ndërmjet cilësdo apo të gjitha qeverive të tyre, siç është rënë dakord në nenin 2 të Traktatit;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.