Për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe të evazionit fiskal, për taksat mbi të ardhurat dhe kapitalin”
Ligji nr. 10287, datë 10 qershor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10287
- Data e miratimit
- 10 qershor 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 81, 5 korrik 2010
- Hyn në fuqi
- 20 korrik 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 81, datë 2010-07-05
LIGJ
Nr.10 287, datë 10.6.2010
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE TË EVAZIONIT FISKAL, PËR TAKSAT MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe të evazionit fiskal, për taksat mbi të ardhurat dhe kapitalin”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6607, datë 18.6.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE EVAZIONIT FISKAL NË LIDHJE ME TAKSAT MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN
Republika e Shqipërisë dhe Republika Federale e Gjermanisë,
me dëshirën për të nxitur marrëdhëniet e tyre të ndërsjella ekonomike me anë të shmangies së tatimit të dyfishtë, si dhe për të forcuar bashkëpunimin e tyre në çështje tatimore,
kanë rënë dakord si më poshtë vijon:
Neni 1
Personat për të cilët zbatohet marrëveshja
Kjo Marrëveshje do të zbatohet për persona, të cilët janë rezidentë të një ose të dy shteteve kontraktuese.
Neni 2
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.