Ligj

Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës

Ligji nr. 10289, datë 17 qershor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10289
Data e miratimit
17 qershor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 92, 20 korrik 2010
Hyn në fuqi
4 gusht 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2010-07-20

LIGJ

Nr.10 289, datë 17.6.2010

PËR MËNYRËN E TRAJTIMIT EKONOMIK E FINANCIAR DHE PËR

DHËNIE NDIHME TË MENJËHERSHME FAMILJEVE TË PUNONJËSVE TË

POLICISË SË SHTETIT, TË GARDËS SË REPUBLIKËS, TË SHËRBIMIT TË

KONTROLLIT TË BRENDSHËM, TË POLICISË SË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE

TË SHPËTIMIT, TË FORCAVE TË ARMATOSURA,TË SHËRBIMIT INFORMATIV

SHTETËROR DHE TË POLICISË SË BURGJEVE, QË HUMBIN JETËN NË KRYE

APO PËR SHKAK TË DETYRËS

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi

1. Ky ligj ka për qëllim trajtimin ekonomik e financiar të familjeve të punonjësve të

Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë

së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ

Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, kur punonjësit kanë humbur jetën në krye apo për shkak të

detyrës.

2. Familjet e shtetasve apo të punonjësve të strukturave të tjera shtetërore, të cilët humbin

jetën për shkak të kryerjes së detyrave në ndihmë të strukturave të përmendura në pikën 1 të këtij

neni, përfitojnë, në mënyrë të ngjashme, çdo ndihmë dhe trajtim të parashikuar nga ky ligj për

punonjësit e këtyre strukturave. Përfitimet e ngjashme, për këtë kategori punonjësish, caktohen në

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.