Ligj

Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8290, datë 24.2.1998 “Për përdorimin e armëve të zjarrit”

Ligji nr. 10291, datë 24 qershor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10291
Data e miratimit
24 qershor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 92, 20 korrik 2010
Hyn në fuqi
4 gusht 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2010-07-20

LIGJ

Nr.10 291, datë 24.6.2010

PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR. 8290, DATË 24.2.1998 “PËR

PËRDORIMIN E ARMËVE TË ZJARRIT”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në nenin 3 të ligjit nr. 8290, datë 24.2.1998 “Për përdorimin e armëve të zjarrit”, bëhet

ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

1. Në pikën 2, fjalia e parë ndryshohet si më poshtë:

“Nga forcat e Ministrisë së Mbrojtjes:”.

2. Në fund të pikës 2 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Në rastet që lidhen me plotësimin drejtpërdrejt të misionit të mbrojtjes së tërësisë

territoriale të Republikës së Shqipërisë apo të një misioni jashtë vendit, të caktuar nga autoritetet

kompetente dhe kur përmbushja e tij nuk mund të bëhet me mjete a mënyra të tjera. Në këto raste,

përdorimi i armëve të zjarrit bëhet sipas rregullave të angazhimit, të miratuara nga Shefi i Shtabit

të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, në zbatim të misionit të caktuar dhe në përputhje me

legjislacionin e brendshëm e atë ndërkombëtar, të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6639, datë 13.7.2010 të Presidentit të Repub likës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.