Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare “Për përgjegjësinë civile dhe dëmshpërblimin për dëmet, në lidhje me transportin e lëndëve të rrezikshme dhe helmuese përmes detit, 1996”

Ligji nr. 10290, datë 24 qershor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10290
Data e miratimit
24 qershor 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 93, 21 korrik 2010
Hyn në fuqi
5 gusht 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2010-07-21

LIGJ

Nr. 10 290, datë 24.6.2010

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN

NDËRKOMBËTARE “PËR PËRGJEGJËSINË CIVILE DHE DËMSHPËRBLIMIN PËR

DËMET, NË LIDHJE ME TRANSPORTIN E LËNDËVE TË RREZIKSHME DHE

HELMUESE PËRMES DETIT, 1996”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në konventën ndërkombëtare “Për përgjegjësinë civile dhe

dëmshpërblimin për dëmet, në lidhje me transportin e lëndëve të rrezikshme dhe helmuese

përmes detit, 1996”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6638, datë 13.7.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

KONVENTA NDËRKOMBËTARE

MBI PËRGJEGJËSINË CIVILE DHE DËMSHPËRBLIMIN PËR DËMET NË LIDHJE ME

TRANSPORTIMIN E LËNDËVE TË RREZIKSHME DHE HELMUESE PËRMES DETIT,

IMO 1996

[Hyrje]

Shtetet palë në këtë Konventë,

të ndërgjegjshme për rreziqet që kanosen nga transpor timi përmes detit në të gjithë botën

i lëndëve të rrezikshme dhe helmuese,

të bindur për nevojën për të siguruar që dëmshpërblim i përshtatshëm, i menjëhershëm

dhe efektiv të jetë i disponueshëm për personat që pësojnë dëme të shkaktuara nga incidente në

lidhje me transportin e këtyre lëndëve përmes detit,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.