Për inspektimin financiar publik
Ligji nr. 10294, datë 1 korrik 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10294
- Data e miratimit
- 1 korrik 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 97, 26 korrik 2010
- Hyn në fuqi
- 10 gusht 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2010-07-26
LIGJ
Nr.10 294, datë 1.7.2010
PËR INSPEKTIMIN FINANCIAR PUBLIK
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Ky ligj përcakton qëllimin, parimet dhe rregullat e inspektimit financiar në njësitë publike, si dhe detyrat e përgjegjësitë e strukturave të përfshira në proces.
Neni 2
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i ligjit është mbrojtja e interesave financiarë të njësive publike kundrejt keqmenaxhimit të rëndë financiar, mashtrimit dhe korrupsionit.
Neni 3
Fusha e zbatimit të ligjit
Subjekt i inspektimeve financiare publike janë njësitë publike dhe individët, për fondet publike që përdorin, të cilat, sipas këtij ligji, përfshijnë:
1. Njësitë e qeverisjes së përgjithshme.
2. Shoqëritë tregtare, organizatat jofitimprurëse dhe autoritetet e përbashkëta që zotërohen, kontrollohen, financohen ose garantohen financiarisht nga një njësi e qeverisjes së përgjithshme, ose në të cilën një njësi e qeverisjes së përgjithshme zotëron apo kontrollon një pjesë të pasurisë, e cila i jep pronarit të drejtën e kontrollit.
3. Çdo njësi apo individ vetëm për fondet që përfiton nga Buxheti i Shtetit apo fondet në bazë të një marrëveshje ndërkombëtare.
Neni 4
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.