Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10 017, datë 13.11.2008 “Për përcaktimin e poligoneve të asgjësimit të municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”
Ligji nr. 10293, datë 1 korrik 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10293
- Data e miratimit
- 1 korrik 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 92, 20 korrik 2010
- Hyn në fuqi
- 4 gusht 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2010-07-20
LIGJ
Nr.10 293, datë 1.7.2010
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 017, DATË 13.11.2008 “PËR
PËRCAKTIMIN E POLIGONEVE TË ASGJËSIMIT TË MUNICIONEVE TË
FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 017, datë 13.11.2008 “Për përcaktimin e poligoneve të asgjësimit të
municioneve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1
Në nenin 4 pika 1, pas shkronjës “ë” shtohen shkronjat “f”, “g”, “gj” dhe “h” me këtë
përmbajtje:
“f) poligoni Kepi i Skënderbeut, Mat;
g) poligoni Zharrë, Tepelenë;
gj) poligoni Mali i Tërpanit, Berat;
h) poligoni Qafa e Barit, Labinot Mal.”.
Neni 2
Pas nenit 4 shtohet neni 4/1 me këtë përmbajtje:
“Neni 4/1
Poligonet për asgjësimin e barutit
1. Poligonet për asgjësimin e barutit të Forcave të Armatosura janë:
a) poligoni Xibrakë, Elbasan;
b) poligoni Lumi i Oltës, Gramsh.
2. Koordinatat e poligoneve të asgjësimit të barutit të Forcave të Armatosura janë të
përcaktuara në genplanet, që i bashkëlidhen këtij ligji.”.
Neni 3
Neni 10 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 10
1. Ndalohet realizimi i asgjësimit të municioneve në det dhe jashtë kufirit shtetëror.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.