Ligj

Për faljen

Ligji nr. 10295, datë 1 korrik 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10295
Data e miratimit
1 korrik 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 97, 26 korrik 2010
Hyn në fuqi
10 gusht 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 97, datë 2010-07-26

LIGJ

Nr.10 295, datë 1.7.2010

PËR FALJEN

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 92 shkronja “b” të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton kriteret dhe procedurat e dhënies së faljes për personin që vuan dënim për vepra penale të kryera dhe në vijim quhet “person i dënuar”.

Neni 2

Kuptimi i faljes

1. Falja është një akt human i jashtëzakonshëm mëshire, me natyrë individuale, që synon të rivlerësojë personalitetin e personit të dënuar. Falja e dënimit jepet kur çmohet se dënimi i vuajtur ka arritur qëllimin edukues dhe riintegrues të të dënuarit dhe vuajtja e mëtejshme e dënimit bie ndesh me thelbin e drejtësisë. Akti i faljes nuk prek fuqinë juridike ose ligjshmërinë e një vendimi gjyqësor.

2. Falja nuk shuan dënimet plotësuese, përveç kur dekreti i Presidentit të Republikës parashikon ndryshe. Në çdo rast falja nuk shuan efektet e tjera penale apo civile të dënimit.

3. Falja tërësisht e dënimit nënkupton përjashtimin nga vuajtja e dënimit kryesor në tërësinë e tij dhe, nëse ka, edhe atij plotësues.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.