Ligj

Për ratifikimin e konventës ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin

Ligji nr. 10292, datë 1 korrik 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10292
Data e miratimit
1 korrik 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 92, 20 korrik 2010
Hyn në fuqi
4 gusht 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2010-07-20

LIGJ

Nr.10 292, datë 1.7.2010

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KUVAJTIT PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL PËR TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet konventa ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6642, datë 15.7.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

KONVENTË

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KUVAJTIT PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL NË LIDHJE ME TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN

Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Shtetit të Kuvajtit, me dëshirën për të promovuar marrëdhëniet e tyre të ndërsjella ekonomike nëpërmjet nënshkrimit, ndërmjet tyre, të një konvente për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin;

kanë rënë dakord si më poshtë:

Neni 1

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.