Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Moldavisë për bashkëpunimin policor

Ligji nr. 78/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
78/2024
Data e miratimit
26 korrik 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 139, 7 gusht 2024
Hyn në fuqi
22 gusht 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 139, datë 2024-08-07

LIGJ

Nr. 78/2024

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE

TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS

SË MOLDAVISË PËR BASHKËPUNIMIN POLICOR

Në mbështetje të neneve 78, 83 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së

Republikës së Moldavisë për bashkëpunimin policor sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është

pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 26.7.2024.

Shpallur me dekretin nr. 278, datë 31.7.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË MOLDAVISË MBI BASHKËPUNIMIN POLICOR

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Moldavisë, në tekstin e

mëposhtëm referuar si Palët Kontraktuese,

të vetëdijshëm për kërcënimin në rritje të krimit të organizuar ndërkufitar;

duke njohur rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e trajtimit të krimit ndërkufitar;

qeverisur nga Konventa e Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore (në tekstin e mëtejmë:

Konventa), nënshkruar në Vjenë më 5 maj 2006, ratifikuar nga ligji nr. 5/2008 i Parlamentit të Republikës

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.