Për një ndryshim në ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar”
Ligji nr. 10297, datë 8 korrik 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10297
- Data e miratimit
- 8 korrik 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 92, 20 korrik 2010
- Hyn në fuqi
- 4 gusht 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 92, datë 2010-07-20
LIGJ
Nr.10 297, datë 8.7.2010
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 10 091, DATË 5.3.2009 “PËR AUDITIMIN
LIGJOR, ORGANIZIMIN E PROFESIONIT TË EKSPERTIT KONTABËL TË
REGJISTRUAR DHE KONTABILISTIT TË MIRATUAR”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 091, datë 5.3.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të
ekspertit kontabël të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar”, bëhet ky ndryshim:
Neni 1
Neni 58 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 58
Ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël
dhe shoqërisë audituese pa qenë i regjistruar
1. Ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël apo përdorimi i emërtimeve si shoqëri
audituese, pa qenë i regjistruar më parë në regjistrin publik të ekspertëve kontabël, si dhe
përdorimi i çfarëdo titulli, që synon të krijojë ngjashmëri ose konfuzion me këta tituj profesionalë
apo emërtime, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 5 000 000 deri
në 10 000 000 lekë.
2. Vendimi për vendosjen e gjobës merret nga bordi i mbikëqyrjes publike.
3. Vendosja e dënimit administrativ, sipas këtij ligji, nuk ndalon paraqitjen e kallëzimit
penal në prokurori.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.