Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e NATO-s “Për komunikimin e informacionit teknik për qëllime të mbrojtjes”

Ligji nr. 10283, datë 15 korrik 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10283
Data e miratimit
15 korrik 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 79, 2 korrik 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2010-07-02

LIGJ

Nr.10 283, datë 3.6.2010

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN E NATO-S

“PËR KOMUNIKIMIN E INFORMACIONIT TEKNIK PËR QËLLIME TË

MBROJTJES”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen e NATO- s “Për komunikimin e

informacionit teknik për qëllime të mbrojtjes”, bërë në Bruksel më 19 tetor 1970.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6601, datë 17.6.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

MARRËVESHJE E NATO-S

MBI KOMUNIKIMIN E INFORMACIONEVE TEKNIKE PËR QËLLIME TË MBROJTJES

Qeveritë e Belgjikës, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Republikës Federale Gjermane,

Greqisë, Italisë, Luksemburgut, Holandës, Norvegjisë, Portugalisë, Turqisë, Mbretërisë së

Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës;

palë në traktatin e Atlantikut të Veriut në nënshkruar në Uashington, më 4 prill 1949;

duke pasur parasysh se neni III i Traktatit të Atlantikut të Veriut parashikon që palët do

të ruajnë dhe zhvillojnë aftësitë e tyre individuale dhe kolektive për t’i rezistuar sulmit të

armatosur me anë të ndihmës së vet dhe ndihmesës së ndërsjellë;

duke pasur parasysh që një aftësi e tillë mund të zhvillohet ndër të tjera përmes

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.