PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8677, DATË 2.11.2000 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISË GJYQËSORE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10301, datë 15 korrik 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10301
- Data e miratimit
- 15 korrik 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 115, 24 gusht 2010
- Hyn në fuqi
- 8 shtator 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2010-08-24
LIGJ
Nr.10 301, datë 15.7.2010
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 8677, DATË 2.11.2000 “PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E POLICISË GJYQËSORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8677, datë 2.11.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë
Gjyqësore”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Neni 2 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 2
Parimet e funksionimit të Policisë Gjyqësore
1. Respektimi i ligjit, ruajtja dhe mbrojtja e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut,
profesionalizmi dhe ndershmëria janë bazat e organizimit dhe funksionimit të Policisë Gjyqësore,
në funksion të përmbushjes së misionit për luftën kundër kriminalitetit dhe parandalimit të tij.
2. Policia Gjyqësore kryen veprimtari procedurale përgjatë të gjitha fazave të procedimit
penal, të urdhëruar apo deleguar nga organi procedues ose me nismën e vet, sipas rregullave të
legjislacionit procedural në fuqi.
3. Marrëdhëniet e bashkëpunimit midis Policisë Gjyqësore dhe prokurorisë bazohen në
zbatimin e detyrave funksionale, sipas rolit dhe përgjegjësive të ndara dhe të përcaktuara nga
legjislacioni në fuqi.”.
Neni 2
Neni 3 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 3
Funksionet e Policisë Gjyqësore
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.