Ligj

PËR KRIJIMIN DHE MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË AGJENCISË SHQIPTARE TË ZHVILLIMIT TË INVESTIMEVE

Ligji nr. 10303, datë 15 korrik 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10303
Data e miratimit
15 korrik 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 105, 11 gusht 2010
Hyn në fuqi
26 gusht 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2010-08-11

LIGJ

Nr.10 303, datë 15.7.2010

PËR KRIJIMIN DHE MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË

AGJENCISË SHQIPTARE TË ZHVILLIMIT TË INVESTIMEVE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe veprimtarinë e Agjencisë Shqiptare të

Zhvillimit të Investimeve, më poshtë Agjencia.

Neni 2

Krijimi dhe statusi juridik

1. Krijohet Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, në vijim AIDA.

2. AIDA është person juridik, publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për

ekonominë, dhe drejtohet nga bordi drejtues.

3. AIDA vepron për përmbushjen e qëllimeve të saj, në bazë të parimeve të përcaktuara

në këtë ligj, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me statutin e saj.

Neni 3

Financimi

1. Burimet e financimit të Agjencisë janë:

a) Buxheti i Shtetit/nënprogram i veçantë në buxhetin e ministrisë që mbulon ekonominë;

b) të ardhurat e krijuara nga veprimtaria e saj dhe donacionet.

2. Agjencia, në përputhje me ligjin, ka të drejtë të ofrojë shërbime dhe të realizojë të

ardhura, në funksion të qëllimit e të veprimtarisë së saj.

Neni 4

Administrata e Agjencisë

1. Marrëdhëniet e punës të punonjësve të Agjencisë i nënshtrohen legjislacionit shqiptar

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.