PËR SEKTORIN MINERAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 10304, datë 15 korrik 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10304
- Data e miratimit
- 15 korrik 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 107, 12 gusht 2010
- Hyn në fuqi
- 27 gusht 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2010-08-12
LIGJ
Nr.10 304, datë 15.7.2010
PËR SEKTORIN MINERAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi dhe objekti
Ky ligj përcakton rregullat për zhvillimin e veprimtarive minerare e postminerare në Republikën e Shqipërisë dhe ka për qëllim nxitjen e veprimtarisë minerare në Republikën e Shqipërisë, nëpërmjet sigurimit të transparencës dhe të konkurrencës së lirë në zhvillimin e kësaj veprimtarie, rritjen maksimale të përfitimit publik nga veprimtaria minerare dhe mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik nga rreziku minerar dhe ai i mbetjeve të industrisë minerare.
Neni 2
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Shteti” është Republika e Shqipërisë.
2. “Ministria” është ministria që mbulon çështjet minerare.
3. “Ministri” është ministri që mbulon çështjet minerare.
4. “Mineral” është çdo substancë e dobishme, që ndodhet në trajtë natyrore, mbi ose nën sipërfaqen e tokës, në ujë ose nën ujë, e formuar prej proceseve gjeologjike, përjashtuar naftën, që është në gjendje të lëngët, gazin natyror që është në gjendje të gaztë dhe ujërat.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.