Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8308, DATË 18.3.1998

Ligji nr. 10302, datë 15 korrik 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10302
Data e miratimit
15 korrik 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 105, 11 gusht 2010
Hyn në fuqi
26 gusht 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 105, datë 2010-08-11

LIGJ

Nr.10 302, datë 15.7.2010

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8308, DATË 18.3.1998

“PËR TRANSPORTET RRUGORE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, bëhen këto

shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen shtesat dhe ndryshimi si më poshtë:

1. Në pikën 3.18 pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:

“c) dokument që i jep të drejtën një mjeti për transportin e udhëtarëve, për llogari të vet,

brenda dhe jashtë vendit.”.

2. Në pikën 3.21, fjalët “me anë të një mjeti ose kombinimi mjetesh motorike”

zëvendësohen me fjalët “me anë të mjeteve motorike ose kombinimeve të mjeteve.”.

3. Pas pikës 3.24 shtohet pika 3.25 me këtë përmbajtje:

“3.25. Kabotazhi është operacioni i transportit të udhëtarëve ose të mallrave, të ngarkuara

në një pikë të territorit të Republikës së Shqipërisë dhe shk arkimin e tyre në një pikë tjetër të

territorit të Republikës së Shqipërisë, me anë të një mjeti të regjistruar në territorin e një shteti

tjetër.”.

Neni 2

Në nenin 5 paragrafi i tretë, fjalët “e transportit të mallrave për vete” zëvendësohen me

fjalët “e transportit të mallrave dhe udhëtarëve për vete.”.

Neni 3

Në nenin 8 bëhet ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.