Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake
Ligji nr. 87/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 87/2024
- Data e miratimit
- 26 korrik 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 141, 8 gusht 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 141, datë 2024-08-08
LIGJ
Nr. 87/2024
PËR RREGULLIMIN E PRODHIMIT, TREGTIMIT, KËRKIMIT DHE ZHVILLIMIT
TË ARMËVE, MUNICIONEVE, PAJISJEVE DHE TEKNOLOGJIVE USHTARAKE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim:
a) përcaktimin e rregullave kryesore të funksionimit e të zhvillimit të industrisë së prodhimit të armëve,
municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake, demilitarizimit, tregtimit të tyre, si dhe kërkimit e
zhvillimit në këtë industri;
b) përcaktimin e parimeve, rregullave kryesore, si dhe institucioneve përgjegjëse për kontrollin dhe
mbikëqyrjen e veprimtarive të ushtruara, sipas shkronjës “a” të këtij neni, nga subjektet që ushtrojnë
aktivitet ekonomik në Republikën e Shqipërisë në këtë fushë;
c) fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake nëpërmjet sigurimit të armëve, teknologjive dhe
pajisjeve ushtarake për Forcat e Armatosura ose strukturat e tjera të sigurisë që i përdorin ato.
Neni 2
Objekti i ligjit
1. Ky ligj përcakton rregullat për:
a) krijimin dhe funksionimin e Agjencisë së Industrisë të Mbrojtjes;
b) regjistrimin dhe licencimin e subjekteve, të cilat kryejnë veprimtari të rregulluara nga ky ligj;
c) zhvillimin e veprimtarive të prodhimit, magazinimit, transportimit, tregtimit e të kërkimit dhe të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.