PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET SHTETEVE PALË NË TRAKTATIN E ATLANTIKUT TË VERIUT PËR BASHKËPUNIMIN PËR INFORMACIONIN ATOMIK”
Ligji nr. 10300, datë 15 korrik 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10300
- Data e miratimit
- 15 korrik 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 104, 6 gusht 2010
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 104, datë 2010-08-06
LIGJ
Nr.10 300, datë 15.7.2010
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET SHTETEVE PALË NË
TRAKTATIN E ATLANTIKUT TË VERIUT PËR BASHKËPUNIMIN PËR
INFORMACIONIN ATOMIK”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet shteteve palë në Traktatin e Atlantikut të Veriut për
bashkëpunimin për informacionin atomik”, si dhe aneksi teknik e i sigurisë së saj, bërë në Paris
më 18 qershor 1964.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6650, datë 21.7.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
KËSHILLI I ATLANTIKUT TË VERIUT
Kopja N X(88)1583
NATO
Dokument
C-M(64)39
PROJEKTMARRËVESHJE PËR BASHKËPUNIMIN
NË LIDHJE ME INFORMACIONIN ATOMIK
RAPORT NGA GRUPI I PUNËS
1. Në mbledhjen e tij të datës 31 korrik 1963(1), Këshilli shqyrtoi një shënim të Sekretarit
të Përgjithshëm, të cilit i ishte bashkëngjitur një memorandum dhe një projektmarrëveshje e re
për bashkëpunimin në lidhje me i nformacionin atomik të paraqitur nga delegacioni i Shteteve të
Bashkuara. Këshilli ra dakord të ngrejë një grup pune për ta shqyrtuar këtë projektmarrëveshje
dhe t’i paraqesë propozimet në Këshill.
2. Grupi i punës pas kësaj paraqet projektin e një marrëveshjeje të përpiluar duke marrë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.