Ligj

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË QENDRËS SË ZBATIMIT TË LIGJIT NË EUROPËN JUGLINDORE

Ligji nr. 10299, datë 15 korrik 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10299
Data e miratimit
15 korrik 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 104, 6 gusht 2010
Hyn në fuqi
21 gusht 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 104, datë 2010-08-06

LIGJ

Nr.10 299, datë 15.7.2010

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË QENDRËS SË ZBATIMIT TË LIGJIT NË EUROPËN JUGLINDORE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet konventa e Qendrës së Zbatimit të Ligjit në Europën Juglindore.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6649, datë 21.7.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

KONVENTA

E QENDRËS PËR ZBATIMIN E LIGJIT NË EUROPËN JUGLINDORE

Palët e kësaj Konvente, të cilat janë palë kontraktuese të Marrëveshjes për Bashkëpunimin për të Parandaluar dhe Luftuar Krimin Ndërkufitar, nënshkruar në Bukuresht, Rumani, më 26 maj 1999 (më poshtë referuar“Shtetet anëtare”);

Duke njohur vlerat dhe avantazhet e bashkëpunimit, strukturave dhe procedurave të krijuara dhe të zhvilluara nën kujdesin e iniciativës europiane për bashkëpunim në vendet e Europës Juglindore (SECI);

Duke ditur që është përgjegjësi e të gjitha kombeve demokratike të krijojnë një shoqëri të mbështetur në liri, siguri dhe drejtësi;

Duke respektuar Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut;

Të ndërgjegjshme që kriminelët nuk respektojnë kufijtë dhe janë të prirur t’i shfrytëzojnë në dëm të barazisë dhe drejtësisë;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.