PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9741, DATË 21.5.2007 “PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10307, datë 22 korrik 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10307
- Data e miratimit
- 22 korrik 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 111, 19 gusht 2010
- Hyn në fuqi
- 3 shtator 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2010-08-19
LIGJ
Nr.10 307, datë 22.7.2010
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9741, DATË 21.5. 2007
“PËR ARSIMIN E LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në nenin 6 pika 1, fjalët “rendit publik” zëvendësohen me fjalët “të sigurisë dhe të
mbrojtjes”.
Neni 2
Në nenin 7 pika 1, para fjalës “jouniversitar” shtohet fjala “universitar”.
Neni 3
Në nenin 9 pika 3 shfuqizohet.
Neni 4
Në nenin 12 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Pikat 4, 5 e 6 ndryshohen si më poshtë:
“4. Departamenti organizohet në grupe mësimore e kërkimore. Grupi mund të jetë edhe
vetëm kërkimor. Titullarët e grupeve duhet të kenë, së paku, gradën shkencore “Doktor” dhe
përzgjidhen me konkurrim të hapur, të drejtuar nga një komision ad hoc, i ngritur nga Këshilli i
Profesorëve. Procedurat e ngritjes së komisionit ad hoc dhe të konkurrimit përcaktohen në
statutin e institucionit të arsimit të lartë. Titullari i njësisë bazë i propozon autoritetit drejtues të
njësisë kryesore emërimin e kandidatit të renditur në vendin e parë të listës nga komisioni ad hoc,
për një periudhë 4-vjeçare.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.