Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8668, datë 23.11.2000 “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar

Ligji nr. 10306, datë 22 korrik 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10306
Data e miratimit
22 korrik 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 111, 19 gusht 2010
Hyn në fuqi
3 shtator 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2010-08-19

LIGJ

Nr. 10 306, datë 22.7.2010

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8668, DATË 23.11.2000 “PËR

PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË SHTETIT”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8668, datë 23.11.2000 “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për

jashtë shtetit”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Emërtimi “Ministria e Rendit Publik”, në të gjitha rastet ku është përdorur, zëvendësohet

me emërtimin “Ministria e Brendshme”.

Neni 2

Në fund të nenit 1 shtohet një fjali me këtë përmbajtje:

“Në elementet e sigurisë përfshihen të dhënat biometrike, përmbajtja e të cilave

përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

Neni 3

Në nenin 3, paragrafi i dytë shfuqizohet.

Neni 4

Neni 6 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 6

Procedura e aplikimit dhe dokumentet që paraqiten për aplikim përcaktohen me udhëzim

të Ministrit të Brendshëm.”.

Neni 5

Neni 7 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 7

Pasaporta e zakonshme tërhiqet pranë drejtorive dhe komisariateve të policisë. Tërheqja e

pasaportës kryhet nga shtetasi ose i ngarkuari me prokurë të posaçme apo një pjesëtar i afërt i

familjes (bashkëshortja/prindi, fëmija madhor) apo kujdestari ligjor për të miturit dhe për shtetasit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.