Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004 “PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10308, datë 22 korrik 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10308
Data e miratimit
22 korrik 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 127, 20 shtator 2010
Hyn në fuqi
5 tetor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 127, datë 2010-09-20

LIGJ

Nr.10 308, datë 22.7.2010

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9235, DATË 29.7.2004

“PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONËS”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të

ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 13, në fund të pikës 1 shtohet një fjali me këtë përmbajtje:

“Procesit të vlerësimit të pronës, si më sipër, i nënshtrohen, domosdoshmërisht, prona në

formën e truallit, truallit industrial apo të çdo lloj sipërfaqeje tjetër toke.”.

Neni 2

Në nenin 15, paragrafi i parë i shkronjës “b” ndryshohet si më poshtë:

“b) përfundon shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të njohjes, kthimit dhe

kompensimit të pronës, si edhe të të drejtave të tjera reale të ish -zyrave rajonale të AKKP -së në

qarqe, të depozituara në AKKP nga subjektet e përcaktuara në ligj, brenda afatit për ushtrimin e

së drejtës së ankimit. Në rast se kërkesa paraqitet jashtë afatit për ushtrimin e së drejtës së

ankimit, Drejtori i Përgjithshëm i AKKP -së vendos mospranimin e kërkesës dhe njofton me

shkrim kërkuesin për arsyen e refuzimit.”.

Neni 3

Pas nenit 16 shtohen nenet 16/1, 16/2, 16/3, 16/4, 16/5, 16/6 dhe 16/7 me këtë përmbajtje:

“Neni 16/1

Rishikimi i vendimeve

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.