Ligj

PËR DISA NDRYSHIME dhe SHTESA NË LIGJIN NR. 9720, DATË 23.4.2007 “PËR AUDITIMIN E BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK”

Ligji nr. 10318, datë 16 shtator 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10318
Data e miratimit
16 shtator 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 135, 7 tetor 2010
Hyn në fuqi
22 tetor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2010-10-07

LIGJ

Nr.10 318, datë 16.9.2010

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9720, DATË 23.4.2007 “PËR

AUDITIMIN E BRENDSHËM NË SEKTORIN PUBLIK”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës , me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9720, datë 23.4.2007 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, bëhen shtesat

dhe ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Kudo në ligj emërtimi “Drejtoria e Përgjithshme e Auditimit” zëvendësohet me emërtimin

“Njësia Qendrore e Harmonizimit për Auditimin e Brendshëm”.

Neni 2

Në nenin 3 bëhen këto ndryshime dhe kjo shtesë:

a) paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë:

““Auditimi i brendshëm” është një vepri mtari e pavarur, që jep siguri objektive dhe këshilla për

drejtimin, i projektuar për të shtuar vlerën dhe për të përmirësuar veprimet e njësisë publike. Ai e

ndihmon njësinë publike për të arritur objektivat e vet, me anën e një mënyre të disiplinuar dhe

sistematike për të vlerësuar e për të përmirësuar frytshmërinë e menaxhimit të riskut, proceset e kontrollit

dhe të qeverisjes së njësisë publike.”.

b) paragrafi i tretë ndryshohet si më poshtë:

““Kontrolli i brendshëm” është një proces integral i sistemit të menaxhimit financiar dhe

kontrollit, si dhe i auditimit të brendshëm, i vendosur nga titullari i njësisë publike, brenda objektivave të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.