Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8405, DATË 17.9.1998 “PËR URBANISTIKËN”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10319, datë 16 shtator 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10319
Data e miratimit
16 shtator 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 135, 7 tetor 2010
Hyn në fuqi
22 tetor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2010-10-07

LIGJ

Nr. 10 319, datë 16.9.2010

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8405, DATË 17.9.1998 “PËR

URBANISTIKËN”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe

ndryshime:

Neni 1

Në nenin 49 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Në paragrafin e parë, fjalët “leje për vendosje reklamash” hiqen.

b) Në fund të nenit shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Leja për vendosjen e reklamave, në anë të rrugëve, jepet nga KRRT -ja e bashkisë, komunës

apo qarkut, në përputhje me parashikimet e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, pas marrjes

së autorizimit përkatës, nga autoritetit që ka në përgjegjësi administrimi rrugën ku kërkohet të vendosen

reklamat. Reklamat duhet të jenë konform specifikimeve teknike të përcaktuara në Kodin Rrugor dhe në

rregulloren për zbatimin e tij.”.

Neni 2

Në fund të nenit 54 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut dhe/ose INUK -ja i drejtohet,

sipas rastit, sekretarive teknike përkatëse të KRRT -së ose KRRTRSH -së, me kërkesë të veçantë, për t’u

shprehur, brenda një afati 30-ditor, për volumin shtesë të objektit, që ndërtohet jashtë kushteve të projektit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.