Ligj

Për miratimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024-2033

Ligji nr. 84/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
84/2024
Data e miratimit
26 korrik 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 143, 9 gusht 2024
Hyn në fuqi
24 gusht 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2024-08-09

LIGJ

Nr. 84/2024

PËR MIRATIMIN E PLANIT AFATGJATË TË ZHVILLIMIT TË FORCAVE

TË ARMATOSURA 2024–2033

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet Plani Afatgjatë i Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024–2033 sipas tekstit që i

bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ligji nr. 121/2015, “Për miratimin e Planit Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura

2016–2025” shfuqizohet.

Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e akteve të nevojshme sipas përcaktimeve në Planin

Afatgjatë të Zhvillimit të Forcave të Armatosura 2024–2033.

Neni 3

Neni 4

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 26.7.2024.

Shpallur me dekretin nr. 283, datë 1.8.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

PLANI AFATGJATË I ZHVILLIMIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË

2024–2033

Mesazhi i shefit të Shtabit të Përgjithshëm

të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë

Plani Afatgjatë i Zhvillimit (PAZH) i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë është një

dokument i rëndësishëm strategjik, i cili në dhjetë vitet e ardhshme do të orientojë zhvillimin e Forcave

tona të Armatosura. Ai përcakton rrugët dhe mjetet që do të garantojnë që Forcat tona të Armatosura të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.