Ligj

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 7764, DATË 2.11.1993 “PËR INVESTIMET E HUAJA”

Ligji nr. 10316, datë 16 shtator 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10316
Data e miratimit
16 shtator 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 136, 13 tetor 2010
Hyn në fuqi
28 tetor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2010-10-13

LIGJ

Nr.10 316, datë 16.9.2010

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 7764, DATË 2.11.1993 “PËR INVESTIMET E

HUAJA”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7764, datë 2.11.1993 “Për investimet e huaja”, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 1 bëhen shtesat e mëposhtme:

1. Në fund të termit “investitor i huaj”, pas shkronjës “c” shtohet shkronja “ç” me këtë

përmbajtje:

“ç) çdo “shoqëri komunitare”, në kuptimin e nenit 49 të Marrëveshjes së Stabilizim -

Asociimit, miratuar me ligjin nr. 9590, datë 27.7.2006 “Për ratifikimin e “Marrëveshjes së

Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komuniteteve Europiane e shteteve

të tyre anëtare””.

2. Në fund të nenit shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

““Mbrojtje e posaçme shtetërore” nënkuptohet mbrojtja juridike civile që Republika e

Shqipërisë, me vendim të Këshillit të Ministrave, u jep investimeve të huaja, në përputhje me

kushtet dhe rrethanat e përcaktuara në këtë ligj, në rastet kur, për shkak të konflikteve gjyqësore

me palë të treta private, pengohet gjyqësisht realizimi i investimit të huaj ose ushtrimi i

veprimtarisë ekonomike, që buron apo lidhet me të.”.

Neni 2

Pas nenit 8 shtohen nenet 8/a, 8/b, 8/c, 8/ç, 8/d dhe 8/dh me këtë përmbajtje:

“Neni 8/a

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.