PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9121, DATË 28.7.2003 “PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10317, datë 16 shtator 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10317
- Data e miratimit
- 16 shtator 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 135, 7 tetor 2010
- Hyn në fuqi
- 22 tetor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2010-10-07
LIGJ
Nr.10 317, datë 16.9.2010
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9121, DATË 28.7.2003 “PËR
MBROJTJEN E KONKURRENCËS”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbro jtjen e konkurrencës”, të ndryshuar, bëhen këto
shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 pika 1, pas shkronjës “b” shtohen shkronjat “c” dhe “ç” me këtë përmbajtje:
“c) ndërmarrjet publike dhe ndërmarrjet, të cilave u janë dhënë nga shteti të drejta ekskluzive ose
të drejta të veçanta;
ç) ndërmarrjet, të cilave u është dhënë e drejta e ushtrimit të veprimtarisë në fushën e shërbimeve
me interes ekonomik të përgjithshëm apo ato, të cilat kanë karakterin e monopoleve të orientuara drejt
sigurimit të të ardhurave, për sa kohë dhe në atë masë që në ligj dhe në fakt nuk pengohet veprimtaria e
tyre.”.
Neni 2
Në nenin 3, pikat 4 e 5 ndryshohen si më poshtë:
“4. “Marrëveshje” janë marrëveshjet dhe/ose praktikat e bashkërenduara ndërmjet dy apo më
shumë ndë rmarrjeve, si dhe vendimet ose rekomandimet e grupimeve të ndërmarrjeve, pavarësisht nga
forma, e shkruar ose jo, apo nga forca detyruese e tyre.
5. “Pozitë dominuese” është ajo fuqi ekonomike e mbajtur nga një ose më shumë ndërmarrje, që i
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.