Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT OPEC PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (OFID) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE (FAZA II)”

Ligji nr. 10312, datë 16 shtator 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10312
Data e miratimit
16 shtator 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 133, 16 tetor 2010
Hyn në fuqi
31 tetor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 133, datë 2010-10-16

LIGJ

Nr.10 312, datë 16.9.2010

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT OPEC PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (OFID) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE (FAZA II)”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe fondit OPEC për zhvillim ndërkombëtar (OFID) për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe lokale (faza II)”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6687, datë 27.9.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

HUA Nr. ______ P

PROJEKTI I RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE

(FAZA II)

MARRËVESHJE HUAJE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT

TË OPEC-ut PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR

DATË ________, 2010

Marrëveshje e datës _________, 2010, ndërmjet Republikës së Shqipërisë

(Huamarrësi) dhe OFID-it.

Duke marrë parasysh se Huamarrësi ka kërkuar një hua nga OFID-i për financimin e pjesshëm të projektit të përshkruar në skedulin 1;

dhe duke marrë parasysh se OFID-i ka miratuar një hua për Huamarrësin në një shumë prej dhjetë milionë dollarësh ($ 10 000 000), sipas termave dhe kushteve të përcaktuara më poshtë;

rrjedhimisht, palët e kësaj Marrëveshjeje huaje (Marrëveshja) bien dakord për sa vijon:

Neni 1

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.