Ligj

PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS FINANCIARE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE (BEI) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE

Ligji nr. 10311, datë 16 shtator 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10311
Data e miratimit
16 shtator 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 133, 16 tetor 2010
Hyn në fuqi
31 tetor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 133, datë 2010-10-16

LIGJ

Nr.10 311, datë 16.9.2010

PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS FINANCIARE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE (BEI) PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet kontrata financiare ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI) për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe lokale.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6686, datë 27.9.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

Numri FI </>

Numri SERAPIS 2007-0519

PROJEKTI I RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE

KONTRATË FINANCIMI NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE

</>, </> 2010

Kjo kontratë lidhet ndërmjet: Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga z.Ridvan Bode, Ministër i Financave, në emër të Qeverisë si përfaqësuese e Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi), si palë e parë, dhe Bankës Europiane të Investimeve, që ka selinë e saj në 100: boulevard Konrad Adenauer, Luxembourg, L-2950 Luxembourg, përfaqësuar nga (Banka) si palë e dytë.

Ndërsa:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.