Ligj

PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT SHTESË TË MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË NDËRKOMBËTARE TË ENERGJISË ATOMIKE PËR ZBATIMIN E GARANCIVE NË TË GJITHA VEPRIMTARITË BËRTHAMORE TË SHQIPËRISË

Ligji nr. 10314, datë 16 shtator 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10314
Data e miratimit
16 shtator 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 140, 20 tetor 2010
Hyn në fuqi
4 nëntor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 140, datë 2010-10-20

LIGJ

Nr.10 314, datë 16.9.2010

PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT SHTESË TË MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË NDËRKOMBËTARE TË ENERGJISË ATOMIKE PËR ZBATIMIN E GARANCIVE NË TË GJITHA VEPRIMTARITË BËRTHAMORE TË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,`

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet protokolli shtesë i marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për zbatimin e garancive në të gjitha veprimtaritë bërthamore të Shqipërisë.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6694, datë 4.10.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi

PROTOKOLL SHTESË I MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË NDËRKOMBËTARE TË ENERGJISË ATOMIKE PËR ZBATIMIN E GARANCIVE NË TË GJITHA VEPRIMTARITË BËRTHAMORE TË SHQIPËRISË

Në të cilin Republika e Shqipërisë (këtej e tutje përmendur si “Shqipëria”) dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (këtej e tutje përmendur si “Agjencia”) janë palë në një marrëveshje për zbatimin e garancive në të gjitha veprimtaritë bërthamore të Shqipërisë (këtej e tutje përmendur si “Marrëveshje e Garancive”), që ka hyrë në fuqi më 25 mars 1988;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.