PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9780, DATË 16.7.2007 “PËR INSPEKTIMIN E NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10323, datë 23 shtator 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10323
- Data e miratimit
- 23 shtator 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 136, 13 tetor 2010
- Hyn në fuqi
- 28 tetor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2010-10-13
LIGJ
Nr.10 323, datë 23.9.2010
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9780, DATË 16.7.2007 “PËR
INSPEKTIMIN E NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9780, datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit”, të ndryshuar, bëhen këto
shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 5 bëhen këto shtesa:
a) Në shkronjën “e”, pas fjalëve “jep informacionin e kërkuar Inspektor atit Ndërtimor e
Urbanistik Kombëtar” shtohen fjalët “brenda një afati kalendarik 10-ditor”.
b) Pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë” me këtë përmbajtje:
“ë) merr vendim zhdëmtimi në ngarkim të subjektit kundërvajtës, për shpenzimet e
prishjes së objektit dhe të kthimit të truallit në gjendjen e mëparshme.”.
Neni 2
Në nenin 9, pas shkronjës “d” shtohet shkronja “dh” me këtë përmbajtje:
“dh) kontrollon, me kërkesë të inspektoratit të mjedisit, përmbushjen e kërkesave ligjore
për shfrytëzimin e karrierave të nxjerrjes së materialeve të ndërtimit dhe për puset e ujit.”.
Neni 3
Në nenin 10/1 pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Ushtrimi i përgjegjësisë, sipas pikës 1 të këtij neni, kryhet vetëm kur në kantierin,
objekt inspektimi, nuk ka filluar apo nuk është në proces një inspektim nga inspektorati vendor,
si dhe kur vërtetohet një nga rrethanat e mëposhtme:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.