Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.55/2020 "Për shërbimet e pagesave"

Ligji nr. 108/2026, datë 22 tetor 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
108/2026
Data e miratimit
22 tetor 2026
Hyn në fuqi
1 janar 2027
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

LIGJ

Nr. 108/2026

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 55/2020

“PËR SHËRBIMET E PAGESAVE”1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave” bëhen këto ndryshime dhe

shtesa:

Neni 1

Nenet 1, 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë:

“Neni 1

Objekti

1 Ky ligj është përafruar plotësisht me direktivën (BE) 2015/2366 të Parlamentit Evropian dhe

Këshillit, datë 25 nëntor 2015 “Për shërbimet e pagesave në tregun e brendshëm, dhe që ndryshon

direktivat 2002/65/KE, 2009/110/KE dhe 2013/36/BE dhe rregulloren (BE) 1093/2010 dhe që shfuqizon

direktivën 2007/64/KE”, Numri CELEX 32015L 2366, Fletore Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L,

nr.337, datë 23.12.2015, faqe 35-127, e ndryshuar nga:

- Direktiva (BE) 2022/2556 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 14 dhjetor 2022, që ndryshon

direktivat 2009/65/KE, 2009/138/KE, 2011/61/BE, 2013/36/BE, 2014/59/BE, 2014/65/BE, (BE) 2015/2366

dhe (BE) 2016/2341, në lidhje me qëndrueshmërinë operacionale digjitale për sektorin financiar

numri CELEX 32022L2556, Fletore Zyrtare e Bashkimit Evropian, seria L, nr.333, datë 27.12.2022,

faqe 153-163;

- Rregullorja (BE) 2024/886 e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të datës 13 mars 2024 që ndryshon

rregulloret (BE) 260/2012 dhe (BE) 2021/1230 dhe direktivat 98/26/KE dhe (BE) 2015/2366, në lidhje

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.