Ligj

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8402, DATË 10.9.1998 “PËR KONTROLLIN DHE DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 10324, datë 23 shtator 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
10324
Data e miratimit
23 shtator 2010
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 136, 13 tetor 2010
Hyn në fuqi
28 tetor 2010
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2010-10-13

LIGJ

Nr.10 324, datë 23.9.2010

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 8402, DATË 10.9.1998 “PËR KONTROLLIN DHE

DISIPLINIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të

ndërtimit”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa:

Neni 1

Në nenin 7, në vijim të paragrafit të tretë shtohet fjalia me këtë përmbajtje:

“Kur mbikëqyrësi i punimeve konstaton raste të ndryshimit të projektit, është i detyruar

të njoftojë menjëherë inspektoratin ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut.”.

Neni 2

Në nenin 9 bëhen këto shtesa:

a) Në paragrafin e parë, pas fjalëve “inspektoratin ndërtimor e urbanistik, në nivel

bashkie/komune/qarku”, shtohen fjalët “dhe INUK-ja, kur kërkohet nga kjo e fundit, për zonat me

rëndësi kombëtare.”.

b) Në fund të paragrafit të dytë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:

“Inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut, brenda 5 ditëve nga data

e depozitimit të dosjes, duhet të pajisë subjektin me vërtetim për plotësimin ose jo të

dokumentacionit tekniko- ligjor të paraqitur. Në përfundim të afatit 5- ditor, nëse inspekt orati

ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut nuk shprehet, atëherë dokumentacioni tekniko-

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.