Për krijimin e shoqërisë shtetërore për prodhimin dhe tregtimin e armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake
Ligji nr. 88/2024, datë 26 korrik 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 88/2024
- Data e miratimit
- 26 korrik 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 143, 9 gusht 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2024-08-09
LIGJ
Nr. 88/2024
PËR KRIJIMIN E SHOQËRISË SHTETËRORE PËR PRODHIMIN DHE
TREGTIMIN E ARMËVE, MUNICIONEVE, PAJISJEVE DHE TEKNOLOGJIVE
USHTARAKE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim krijimin e shoqërisë “KAYO” sh.a., shoqëri shtetërore për prodhimin,
demilitarizimin dhe tregtimin e armëve, të municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake (në vijim
“Shoqëria”), si dhe përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së saj.
Neni 2
Objekti i veprimtarisë
1. Shoqëria ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe
tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe
armët ushtarake, të municioneve, të teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, si dhe çdo aktivitet të lidhur
me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve
ushtarake.
2. Përgjatë zhvillimit të veprimtarisë së saj, Shoqëria ndjek gjithashtu interesa ekonomikë dhe tregtarë.
Neni 3
Statusi juridik
1. Shoqëria krijohet si person juridik, e organizuar në formën e një shoqërie aksionare.
2. Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si aksionar të Shoqërisë, është ministria përgjegjëse për
mbrojtjen.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.