PËR BAZAT E TË DHËNAVE SHTETËRORE
Ligji nr. 10325, datë 23 shtator 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10325
- Data e miratimit
- 23 shtator 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 136, 13 tetor 2010
- Hyn në fuqi
- 28 tetor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2010-10-13
LIGJ
Nr.10 325, datë 23.9.2010
PËR BAZAT E TË DHËNAVE SHTETËRORE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJTHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj përcakton rregullat bazë për krijimin, administrimin e bazave të të dhënave
shtetërore dhe ndërveprimin ndërmjet tyre, për të siguruar përdorimin me efektivitet, për interesa
dhe shërbime publike, nga çdo subjekt i interesuar.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për bazat e të dhënave shtetërore, që:
a) krijohen dhe administrohen nga çdo institucion publik;
b) krijohen ose administrohen nga çdo person juridik privat, që ushtron funksion publik,
në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2. Bazat e të dhënave shtetërore, që krijohen për të plotësuar vetëm kërkesat për
organizimin dhe funksionimin e brendshëm të institucionit publik, nuk i nënshtrohen këtij ligji.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Baza e të dhënave shtetërore” kuptohet grumbullimi i organizuar i informacionit, i
ruajtur në formë elektronike, ku përpunimi dhe përditësimi i tij kryhen nëpërmjet një sistemi
kompjuterik, si pjesë e plotësimit të detyrimeve ligjore të institucionit administrues.
b) “Subjekt i interesuar” kuptohet çdo person fizik ose juridik, të cilit i lejohet të aksesojë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.