PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9669, DATË 18.12.2006 “PËR MASAT NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10329, datë 30 shtator 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10329
- Data e miratimit
- 30 shtator 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 142, 25 tetor 2010
- Hyn në fuqi
- 9 nëntor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 142, datë 2010-10-25
LIGJ
Nr.10 329, datë 30.9.2010
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9669, DATË 18.12.2006 “PËR
MASAT NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të
ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 6, pas shkronjës “g” shtohet shkronja “gj” me këtë përmbajtje:
“gj) ngritjen e një qendre kombëtare të shërbimit të përkujdesit shoqëror për viktimat e
dhunës në familje.”.
Neni 2
Në nenin 8, pas pikës 6 shtohen pikat 7 dhe 8 me këtë përmbajtje:
“7. Punonjësit e shërbimit e të përkujdesjes shoqë rore për viktimat e dhunës në familje,
pranë institucioneve publike dhe organizatave jofitimprurëse të licencuara, si dhe avokatët e
përfaqësuesit ligjorë të viktimave të dhunës në familje ruajnë fshehtësinë e të dhënave personale
dhe të informacioneve që viktima jep për situatën e saj, përveçse kur përcaktohet ndryshe me
shkrim nga viktima.
8. Mekanizmi i bashkërendimit të punës ndërmjet autoriteteve përgjegjëse për referimin e
rasteve të dhunës në marrëdhëniet familjare, si dhe mënyra e procedimit të tij për mbështetjen dhe
rehabilitimin e viktimave të dhunës përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.