PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8952, DATË 10.10.2002 “PËR DOKUMENTIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR
Ligji nr. 10328, datë 30 shtator 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10328
- Data e miratimit
- 30 shtator 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 142, 25 tetor 2010
- Hyn në fuqi
- 9 nëntor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 142, datë 2010-10-25
LIGJ
Nr.10 328, datë 30.9.2010
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8952, DATË 10.10.2002 “PËR
DOKUMENTIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë”,
të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Titulli i ligjit ndryshohet si më poshtë:
“Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”.
Neni 2
Në nenin 2 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në pikën 1, fjalia e dytë shfuqizohet.
2. Pas pikës 2 shtohen pikat 3, 4 dhe 5 me këtë përmbajtje:
“3. Shtetasi aplikon për letërnjoftim elektronik në zyrat e aplikimit.
4. Letërnjoftimi tërhiqet nga vetë shtetasi në zyrat e aplikimit.
5. Procedura e aplikimit dhe dokumentet që paraqiten për aplikim përcaktohen me
udhëzim të Ministrit të Brendshëm.”.
Neni 3
Në nenin 3, shkronja “a” ndryshohet si më poshtë:
“a) të jetë i regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.”.
Neni 4
Neni 4 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 4
Letërnjoftimi elektronik lëshohet me afat 10 vjet nga data e lëshimit.”.
Neni 5
Në nenin 5, pas shkronjës “c” shtohet shkronja “ç” me këtë përmbajtje:
“ç) është dëmtuar.”.
Neni 6
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.