PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR RACVIAC – QENDRA PËR BASHKËPUNIM PËR SIGURINË”
Ligji nr. 10326, datë 30 shtator 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10326
- Data e miratimit
- 30 shtator 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 142, 25 tetor 2010
- Hyn në fuqi
- 9 nëntor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 142, datë 2010-10-25
LIGJ
Nr.10 326, datë 30.9.2010
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR RACVIAC – QENDRA PËR BASHKËPUNIM PËR SIGURINË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja për RACVIAC – Qendra për Bashkëpunim për Sigurinë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6720, datë 12.10.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE MBI RACVIAC – QENDRA PËR BASHKËPUNIM MBI SIGURINË
Hyrje
Shtetet pjesëmarrëse në procesin e bashkëpunimit të Europës Juglindore– (PBEJ/SEECP), palë të Marrëveshjes aktuale (më poshtë referuar si “Palët”),
duke sjellë në kujtesë marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kroacisë dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë mbi krijimin e Qendrës së Asistencës Rajonale për Kontrollin, Verifikimin dhe Implementimin e Armëve (QMRKVIA), hartuar në Zagreb më 8 mars 2001,
duke sjellë në kujtesë se në vijim të nenit 1, paragrafi (4) të Marrëveshjes së lartpërmendur, Republika e Italisë e pranoi Marrëveshjen në fjalë më 21 gusht 2002, si dhe Republika e Turqisë më 15 shtator 2004,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.