Për disa shtesa në ligjin nr. 9290, datë 7.10.2004 “Për produktet e ndërtimit”, të ndryshuar
Ligji nr. 10327, datë 30 shtator 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10327
- Data e miratimit
- 30 shtator 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 142, 25 tetor 2010
- Hyn në fuqi
- 9 nëntor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 142, datë 2010-10-25
LIGJ
Nr.10 327, datë 30.9.2010
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 9290, DATË 7.10.2004 “PËR PRODUKTET E
NDËRTIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9290, datë 7.10.2004 “Për produktet e ndërtimit”, të ndryshuar, bëhen këto
shtesa:
Neni 1
Në nenin 23 pika 1 shkronja “a”, pas nënpikës “vii” shtohen nënpikat “viii” dhe “ix” me
këtë përmbajtje:
“viii) vendos pezullimin e veprimtarisë deri në shlyerjen e detyrimit nga subjekti fizik
dhe juridik;
ix) vendos sekuestrimin e mjeteve dhe të makinerive, të cilat punojnë gjatë kohës që
subjekti është i pezulluar.”.
Neni 2
Në nenin 25, në fund të pikës 1 shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
“Këshilli i Ministrave miraton formularët përkatës, që dokumentojnë procedurat e
zbatuara nga INUK-ja, sipas përcaktimeve të bëra në nënpikat “viii” dhe “ix” të shkronjës “a” të
pikës 1 të nenit 23 të këtij ligji.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6721 , datë 12.10.2010 të Presi dentit të Republikës së
Shqipërisë, Bamir Topi
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.