PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT PËR ORGANIZIMIN, ADMINISTRIMIN, SIGURINË, FINANCIMIN DHE PLOTËSIMIN ME PERSONEL TË QENDRËS SË PËRBASHKËT TË INFORMACIONIT (INTELLIGENCE FUSION CENTRE - IFC)
Ligji nr. 10330, datë 14 tetor 2010, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 10330
- Data e miratimit
- 14 tetor 2010
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 145, 1 nëntor 2010
- Hyn në fuqi
- 16 nëntor 2010
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 145, datë 2010-11-01
LIGJ
Nr.10 330, datë 14.10.2010
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MEMORANDUMIN E MIRËKUPTIMIT PËR ORGANIZIMIN, ADMINISTRIMIN, SIGURINË, FINANCIMIN DHE PLOTËSIMIN ME PERSONEL TË QENDRËS SË PËRBASHKËT TË INFORMACIONIT (INTELLIGENCE FUSION CENTRE - IFC)
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në memorandumin e mirëkuptimit për organizimin, administrimin, sigurinë, financimin dhe plotësimin me personel të Qendrës së Përbashkët të Informacionit (Intelligence Fusion Centre - IFC), bërë më 5 tetor 2006.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6736, datë 21.10.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
NATO i paklasifikuar
MEMORANDUM MIRËKUPTIMI
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.