Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 64/2012, "Për peshkimin", i ndryshuar

Ligji nr. 98/2024, datë 12 shtator 2024, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
98/2024
Data e miratimit
12 shtator 2024
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 174, 14 tetor 2024
Hyn në fuqi
29 tetor 2024
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 174, datë 2024-10-14

LIGJ

Nr. 98/2024

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 64/2012 “PËR PESHKIMIN”,

I NDRYSHUAR1

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 64/2012 “Për peshkimin”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 4 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

1. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1 me këtë përmbajtje:

“2/1. “Anije mbështetëse” nënkupton një anije të ndryshme nga një mjet lundrues i mbajtur në bord,

e cila nuk është e pajisur me vegla peshkimi të gatshme për t’u përdorur, e projektuar për të zënë ose për

të tërhequr peshq dhe që përdoret për të lehtësuar, ndihmuar ose përgatitur operacionet e peshkimit.”.

2. Pikat 22/1 dhe 22/2 ndryshohen si më poshtë:

“22/1. “Infrastruktura e peshkimit” janë portet, qendrat e peshkimit, vendzbarkimet dhe tërësia e

instalimet e

trojeve, kalatave, godinave, përfshirë muret rrethuese të porteve dhe akuatoriumin,

sinjalizimit, të ndriçimit dhe të komunikimit.

22/2. Infrastruktura që lidhet me peshkimin përfshin: markatat, tregun e shitjes me shumicë, linjat

teknologjike, asetet e lidhura, shkallët e riparimit të anijeve të peshkimit, depozitat e karburantit, pasuritë

e luajtshme dhe çdo pasuri ose objekt tjetër që i shërben peshkimit, pavarësisht nga emërtesa në

inventar.”.

3. Pas pikës 38 shtohet pika 38/1 me këtë përmbajtje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.